Botë

Brukseli po përgatit reformën të Kodit Schengen

Komisioni Europian deklaroi se po përgatitet një reformë e kodit Shengen. Qellimi i reformimit është shtimi i masva të sigurisë, pas sulmeve me te fundit terroriste dhe fluksit të emigrantëve në Europe

Komisioni europian deklaroi se Brukseli po përgatit një reformë të re të Kodit Shengen në përpjekje për tu përballur me rreziqet e momentit. Në fakt arsyet janë siguria, fluksi i emigrantëve si dhe sulmet terroriste. Një nga objektivat e kësaj reforme është kohëzgjatja e masave më të ashpra të sigurisë ku vendet anëtare mund të vendosin rregulla të reja në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen.

Disa vende të Europës veriore mes të cilave gjermania, Franca dhe Austria kanë ndërmarrë këto dy vitet e fundit masa të reja kontrolli në kufij për shkak të rreziqeve që lidhen me krizën e emigracionit. Artikulli 29 i kodit Shengen parashikon se periudha e parë e kontrolleve të ashpra prej gjashtë muajsh mund të rinovohet vetëm tre herë.

Në nëntor të këtij viti më parë masat që hynë në fuqi për herë të parë në 2015-ën, që kufizojnë lëvizjen e lirë do të skadojnë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh pak kohë më parë se ishte dakord me zgjatjen e mëtejshme të masave të kontrollit, duke iu refereuar jo vetëm krizës së emigrantëve por dhe sulmeve terroriste që goditën disa vende europiane.

Ndërsa në një konferencë për shtyp komisioneri për emigracionin Dimitri Avramopoulos deklaroi se një zgjatje e mbajtjes në fuqi të këtyre masave nuk është e justifikuar ligjërisht por gjithsesi ka propozuar reformën e Shengen e propozuar nga disa vende të BE-së.

Aktualisht kodi parashikon kontrollet në kufijtë e brendshëm për një total prej 24 muajsh për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian. Por ky regjim kontrolli kërkon aprovimin e Brukselit. Teksti gjithashtu i lejon qeverinë rifutjen në fuqi të kontrolleve për shkak të një kërcënimi të rëndë për sigurinë publike apo të brendshme. Në këtë rast kontrollet vendosen në mënyrë të njëanshme për një kohë maksimale prej gjashtë muajsh. Objektivi kryesor i reformës në fjalë është zgjatja në kohë e kontrolleve por Avramopoulos nuk dha detaje të tjera. Por nëse nga njëra anë qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian synojnë të qetësojnë opinionin publik për sigurinë e kufijve në një kohë që kontrollet po skadojnë; Brukseli nga ana tjetër duhet të ruajë principin e lëvizjes së lirë.