Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani ndalon vizat për qytetarët amerikanë

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se nuk do t’iu japin viza shtetasve amerikanë derisa Uashingtoni zyrtar refuzon të japë viza për iranianët.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga zëvendësministri i Jashtëm iranian Maxhid Teht-Ravançi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dekreti i ri është i pavlefshëm nga pikëvështrimi gjyqësor”, tha ai, duke aluduar në dekretin e djeshëm të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes së SHBA të qytetarëve nga gjashtë vendeve myslimane, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Irani.

Ravançi theksoi se qytetarët amerikanë nuk do të mund të hyjnë në Iran derisa të jetë në fuqi urdhri për ndalimin e hyrjes në SHBA për qytetarët iranianë.

Sipas tij, në momentin që SHBA do të pezullojnë ndalesën, edhe Irani do të veprojë njëjtë.