Botë

Blinken planifikon të vizitojë Lindjen e Mesme

Anthony Blinken

Në vizitën e tij në Filipine të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit që të mbrojë civilët në Gaza.

Blinkeni ka folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Filipineve, Enrique Manalo, të martën në Manila.

Sekretari Blinken ka njoftuar po ashtu se do të vizitojë Egjiptin dhe Arabinë Saudite me qëllim që të punohet për një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë një plan për përfundimin e luftës, si dhe të parandalohet ndonjë sulm tjetër të ngjashëm me atë të 7 tetorit.

LEXO EDHE: