Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu “ka aprovuar planet për aksion në Rafah”, ka bërë të ditur zyra e tij përmes një deklarate të premten.
“Forcat Mbrojtëse të Izraelit po përgatiten për anën operative dhe evakuimin e popullsisë”, ka thënë zyra e Netanyahut, raportoi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi ka ardhur gjatë një takimi në Tel Aviv të kabinetit të tij të sigurisë. Nuk janë dhënë detaje të tjera nga takimi.
Vlerësohet se 1.4 milionë njerëz ndodhen në Rafah, në jug të Gazës, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës.
Zyra e Netanyahut ka folur edhe për propozimin e ri të Hamasit për armëpushim, duke thënë se kërkesat e Hamasit “vazhdojnë të jenë qesharake”.
Izraeli synon t’i largojë palestinezët e zhvendosur nga Rafahu në “enklava humanitare” në Gazë, para se forcat e saj (IDF) të sulmojnë zonën e fundit të Gazës të cilën ushtria se ka arritur ende, ka thënë zëdhënësi i IDF-së, admirali, Daniel Hagari.