Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë draftuar një rezolutë të re për ta propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që shpreh shqetësim rreth çdo ofensive tokësore të Izraelit në Rafah të Gazës, dhe thotë se një armëpushim, nëse bëhet, duhet “të ketë themelet për një armëpushim të qëndrueshëm”.
Draft-rezoluta përmend përpjekjet diplomatike nga Egjipti dhe Katari, me synimin e lirimit të pengjeve, rritjen e ndihmave humanitare dhe lehtësimin e jetës së civilëve në Gaza përmes një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim të menjëhershëm, raportoi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPropozon që Këshilli i Sigurimit “mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm si pjesë e marrëveshjes që liron pengjet, dhe që lejon të krijohet baza për një paqe më të qëndrueshme për të lehtësuar gjendjen humanitare”.
Në atë draft thuhet se SHBA-ja propozon që Këshilli të theksoj “shqetësimin e tij se një ofensivë tokësore në Rafah rezulton në dëmtimin e civilëve dhe zhvendosjen e tyre përfshirë në shtete fqinje, që do të kishte ndikim serioz në paqen dhe sigurinë rajonale”.