Botë

Nxënësve në Ukrainë po u mësohet se si të përdoren dronët

Në një klasë në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, është shtuar një lëndë e re, kontrollimi i dronëve, shkruan agjencia “AP”.

Që nga 1 nëntori i vitit 2023, nxënësit e klasave të 10-a dhe 11-a po mësojnë se si të operojnë dronët FPV.

Ushtrimi bëhet brenda kornizave të programit të edukimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbahet në komplekset e Edukimit Kombëtar e Patriotik.

Lufta mbi dyvjeçare ka sjellë ndryshime në kurrikulën shkollore nëpër Ukrainë, duke e bërë pilotimin e dronëve mësim prioritar.

Instruktorët, shumica prej të cilëve janë veteranë lufte me përvojë në fushëbetejë, drejtojnë mësimin.

“Lufta po vazhdon, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ne duhet të përgatitemi. Ndërsa teknologji të reja mund të dalin, baza do të mbetet e njëjta, kështu që ne u ofrojmë nxënësve njohuri bazë”, ka thënë instruktori Pavlo Bozhko.

Në kuadër të mësimit është edhe ndihma e parë, protokolli i sigurisë dhe stërvitje taktike.

Specialistët thonë se njohuritë të tilla janë kyçe për qytetarët të një shteti në luftë.

“Realiteti është se lufta po vazhdon, kështu që këto njohuri janë të domosdoshme për të gjithë. Po ashtu kontrolli i dronëve është i nevojshëm si në jetën civile ashtu edhe në operacione ushtarake”, ka thënë nxënësi Danylo Andriushchenko, që po ndjek mësimin.

Në shkollën private “Free and Caring” fëmijëve madje edhe gjashtëvjeçar u mësohet përdorimi i dronëve.

Nxënësve pos që u mësohet fluturimi i dronëve, ata bëjnë edhe praktikë duket përdorur simulator kompjuterik.

“Fëmijët kanë lojën e tyre në simulator, gjedhin hartën, ata imagjinojnë që po drejtojnë një dron kamikaz dhe e përplasin te veturat dhe gëzohen se ‘shkatërruan pajisje ruse’”, thotë instruktori Yuriy Oliynyk.

Ukraina ka ndryshuar kurrikulën shkollore një muaj pasi shkollat në Rusi po ashtu futën në kurrikulë mësimin për pilotim të dronëve për nxënësit e klaseve të 10-a dhe 11-a.