Të paktën 34 persona u lënduan në një aksident trafiku ku u përfshin 15 automjete në autostradën M23 në Britaninë e Madhe, njoftoi policia e zonës së Sussexit, shkruan “Metro”.
“Shërbimet e urgjencës trajtuan rreth 34 persona, pa lëndime të rrezikshme për jetën”, ka thënë policia në një deklaratë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pease Pottage.