Botë

Irani vazhdon zgjedhjet edhe dy orë pasi dalja është vetëm 27%

Iranian të premten po votojnë për parlamentin e ri. Por numri i pjesëmarrësve është zhgënjyes. Pas 10 orësh, në zgjedhje kanë dalë vetëm 27 për qind e votuesve dhe vetëm 12 për qind pas tetë orësh në kryeqytet, Teheran, shkruan The Guardian.

Zyrtarët kanë njoftuar në mënyrë befasuese se qendrat e votimit në mbarë vendin do të jenë të hapura edhe për dy orë shtesë në një përpjekje për të rritur pjesëmarrjen. Zyrtarët parashikuan se pjesëmarrja do të ishte mbi 42.5 për qind, shifër që u regjistrua herën e fundit kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare më 2020.

Regjimi iranian ka këmbëngulur se pjesëmarrja do të jetë më shumë se në vitin 2020, që ishte niveli më i ulët historik, pasi beson se një gjë e tillë do t’i shmangte pretendimet se u ka mbaruar legjitimiteti ose nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat themelore për popullin iranian për përparim ekonomik dhe liri personale.

Videot në rrjetet sociale që kundërshtojnë regjimin treguan se qendrat e votimit ishin të zbrazëta, por një zëdhënës i Këshillit të Gardës, organi që verifikon kandidatët, këmbënguli se nuk kishte probleme me zgjedhjet dhe pjesëmarrja do të arrinte nivelet e vitit 2020.

Autoritetet njoftuan se kishin zgjatur orët e votimit për shkak të rritjes së numrit të votimit, por grupet opozitare thanë se ishte një masë paniku.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2016 ishte 62 për qind.

Por edhe pse pjesëmarrja e vogël, ndryshime nuk pritet të ketë në regjim. Shumë kandidatë që premtuan reforma ndryshe nuk u lejuan të kandidonin në zgjedhjet që po konsiderohen si mashtrim për votuesit.