Botë

Shitësi i helmit nga Kievi që lidhet me dhjetëra vdekje në Britani

Descriptive Text

Një ukrainas që shiste një helm që mendohet se lidhet me të paktën 130 vdekje në Britaninë e Madhe, është identifikuar nga BBC.

Leonid Zakutenko reklamonte shërbimin e tij në një faqe interneti ku promovonte vetëvrasjen dhe i ka thënë një gazetari që punonte fshehtë se ai dërgon pesë pako në javë në Britani.

Ai është furnizuar me të njëjtën substancë si Kenneth Law, i cili u arrestua vitin e kaluar dhe tani përballet me 14 akuza për vrasje.

Zakutenko mohoi pretendimet kur u pyet nga BBC-ja.

Ai u gjurmua në shtëpinë e tij në Kiev dhe mohoi se ka shitur kimikatin vdekjeprurës.

Megjithatë, BBC-ja ka gjetur se ai ka vite që furnizon të tjerë me këtë substancë.

Substanca mund të shitet ligjërisht në Britani, por vetëm për kompanitë që e përdorin për një qëllim legjitim.

Furnizuesit nuk duhet t’ua shesin konsumatorëve vetëm nëse kryejnë kontrollet bazike se për çfarë do të përdoret substanca.

Mund të jetë fatale nëse merret edhe në doza të vogla.

“I neveritshëm”

Zakutenko është përshkruar si një “qenie njerëzore e neveritshme dhe djallëzor” nga familja e binjakeve Linda dhe Sarah, të cilat vdiqën në Londër vitin e kaluar pasi ukrainasi i furnizoi me helmin.

Sipas motrës së tyre, Helen Kite, Lindës iu ofrua një qasje e lehtë drejt vdekjes për disa funte, pasi e gjeti shitësin në një faqe të njohur pro-vetëvrasjes.

Kite ka thënë se mungesa e veprimit nga autoritetet që të ndalonin motrat e saj dhe shumë të tjerë nga qasja në substancë është “një turp kombëtar”.

Kimikati që Zakutenko shet diskutohet hapur në një forum të hapur që u përdor nga Linda dhe pjesëtarë të tjerë, të cilët këshillonin njëri-tjetrin se si ta blinin dhe ta përdornin.

Ky kimikat mund të ketë lidhje me mbi 130 vdekje në Britani që nga viti 2019, sipas ekspertes së farmakologjisë vaskulare Amrita Ahluwalia.

Ajo analizoi gjakun dhe mostra të tjera nga njerëzit që vdiqën.

Nga 187 teste që kreu ajo gjeti se 71% kishin shenja të kimikatit, që jep indikacione se të paktën 133 persona mund të kenë vdekur si rezultat i marrjes së tij.

“Diçka duhet të bëhet. Për çfarë po përdoret, duhet të ketë një hetim të plotë për këtë çështje. Duhet të rregullohet ashtu që përdorimi i tij të bëhet për qëllimet e përcaktuara të tij”, ka thënë Ahluwalia.

Akuzat për vrasje

Kenneth Law u arrestua në Kanada në maj 2023 dhe tani përballet me 14 akuza për vrasje dhe për ndihmë në vetëvrasje.

Ai besohet se ka shitur kimikatin mbi 1,200 herë te blerës në 40 shtete në botë.

BBC-ja ka gjetur se Zakutenko e ka shitur kimikatin që nga nëntori i vitit 2020. Madje disa herë e ka promovuar në forumin e njëjtë si Law.

VIDEO: