Ka shkuar në 104 numri i të vdekurve dhe 760 i të plagosurve pasi forcat izraelite hapën zjarr ndërsa civilët palestinezë të uritur ishin mbledhur rreth kamionëve me ndihma ushqimore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
Civilët ishin vërshuar rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.
Një zyrtar izraelit ka thënë për CNN se trupat e IDF-së gjuajtjën ndaj njerëzve që rrethonin kamionin me ndihma pasi "turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për to”.
Kamionët e ndihmës u përpoqën të largoheshin nga zona, duke përplasur aksidentalisht të tjerët dhe duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të tjera, shtuan dëshmitarët okularë për CNN.
Sulm në një turmë të palestinezëve në Gaza, raportohet për të paktën 70 të vdekur
Të paktën 70 persona janë vrarë në një sulm të enjten në mëngjes në një turmë të palestinezëve që po prisnin për ndihma humanitare në Gaza City, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Gazas, raporton agjencia “AP”.
Shifra totale e të vdekurve që nga fillimi i luftës Izrael – Hamas ka arritur në mbi 30 mijë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazas, që drejtohet nga Hamasi, Ashra fal-Qidra, ka thënë se 280 persona tjerë janë plagosur në sulmin e të enjtes. Sulmi pretendohet se është kryer nga Izraeli. Ushtria e Izraelit ka thënë se do të shohë raportimet.
Fares Afana, kreu i shërbimit të ambulancës në spitalin Kamal Adwan, ka thënë se mjekët që arritën në vendin e ngjarjes kanë gjetur “dhjetëra apo qindra” të shtrirë në tokë. Ai tha se nuk kishte mjaftueshëm ambulanca për të mbledhur të vdekurit e të plagosurit.
Ministria e Shëndetësisë e Gazas ka thënë se numri i të vdekurve palestinezë që nga 7 tetori ka arritur në 30 mijë e 035. E 70,457 tjerë janë plagosur.