Botë

Navalnaya: Kremlini ma vrau bashkëshortin, tash po tallet me kujtimin për të

Yulia Navalnaya

Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë rus Alexei Navalny, ka thënë se po kërkojnë t’iu lejohet një hapësirë për ta përkujtuar bashkëshortin, por këtë tha se s’po ia lejon presidenti Vladimir Putin.

Ajo ka shkruar në rrjetin social X të mërkurën se fajtor është edhe kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, që siç ka thënë Navalnaya, një herë e vranë e pastaj “tallen me trupin”.

"Dy njerëz janë fajtorë për faktin që s’kemi vend përkujtimor dhe lamtumirës për Alexein – Vladimir Putini dhe Sergei Sobyanin. Njerëzit në Kremlin e vranë, pastaj u tallën me trupin e Alexeit, pastaj u tallën me nënën e tij dhe tash tallen me kujtimin për të”, ka thënë Navalnaya.

E veja e opozitarit rus ka shtuar se s’duan trajtim të veçantë “por vetëm t’iu jepet njerëzve mundësi për t’ia dhënë lamtumirën”.

Ajo e ka akuzuar direkt Putinin për vrasjen e bashkëshortit.