Numri i foshnjave të lindura në Japoni vitin e kaluar ka shënuar rënie për të tetin vit radhazi, kanë treguar të dhënat e Qeverisë, ndërsa zyrtarë kanë thënë se është kritike që vendi ta ndryshojë trendin në vitet e ardhshme.
758,631 foshnja të lindura në Japoni në vitin 2023 ishte një rënie prej 5.1% krahasuar me një vit më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Është numri më i ulët i lindjeve që kur Japonia nisi mbledhjen e statistikave në vitin 1899.
Numri i martesave ishte 489,281, duke rënë nën gjysmë milioni për herë të parë në 90 vjet – një nga arsyet kyçe për uljen e lindjeve. Lindjet jashtë martese janë të rralla në Japoni, shkroi Guardian.
Sondazhet tregojnë se shumë japonezë të rinj refuzojnë të martohen ose të krijojnë familje, të dekurajuar nga perspektivat e ulëta të punës, kostoja e lartë e jetesës që ngritët më shpejt se rroga dhe kultura e korporatave që e bënë të vështirë që të dy prindërit të punojnë.
Kryeministri Fumio Kishida e ka quajtur trendin e ulët të lindjeve “krizën më të madhe me të cilën përballet Japonia” dhe ka ofruar një pako masash që përfshin më shumë mbështetje për fëmijët dhe familjet.
Popullsia prej mbi 125 milionë e Japonisë parashihet të bie për rreth 30% në 87 milionë deri në vitin 2070.