Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë e para që vendos një anije kozmike në Hënë.
“Intuitive Machines” me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj Odysseus pranë polit jugor hënor.
U deshën disa minuta që kontrollorët të konstatonin se mjeti ishte ulur, por përfundimisht u mor një sinjal, raportoi BBC.
“Ajo që mund të konfirmojmë, pa dyshim, është se pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës”, tha drejtori i fluturimit Tim Crain.
Ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për shfrytëzimin komercial të hapësirës, por për programin hapësinor të SHBA-së në përgjithësi.
“Intuitive Machines” ka thyer mungesën gjysmë shekullore të Shteteve të Bashkuara nga sipërfaqja e Hënës. Duhet të ktheheni në misionin e fundit Apollo në vitin 1972 për një rast kur pajisjet amerikane u futën në tokën hënore.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, ka uruar "Intuitive Machines" për misionin që ai e përshkroi si "triumf".
"SHBA-ja është kthyer në Hënë. Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani komerciale - një kompani amerikane - nisi dhe udhëhoqi udhëtimin atje lart. Dhe sot është dita që tregon fuqinë e partneriteteve të NASA-s".
VIDEO:
Today, for the first time in half a century, America has returned to the Moon ??.
— Bill Nelson (@SenBillNelson) February 23, 2024
On the eighth day of a quarter-million-mile voyage, @Int_Machines aced the landing of a lifetime.
What a feat for IM, @SpaceX & @NASA.
What a triumph for humanity.
Odysseus has taken the Moon. pic.twitter.com/JwtCQmMS2K