Botë

Nëna e Navalnyt ngre padi në gjykatë ruse, kërkon t’i lirohet trupi i të birit

Nëna e opozitarit të ndjerë rus Alexei Navalny, ka ngritur padi në një gjykatë në qytetin në Arktik, Salekhard, duke kontestuar refuzimin e autoriteteve për ta liruar trupin e të birit, njofton agjencia ruse e lajmeve “TASS” të mërkurën.

Një seancë e mbyllur për publikun është paraparë të mbahet më 4 mars, siç është thënë nga zyrtarët e gjykatës.

Lyudmila Navalnaya ka tentuar të marrë trupin e të birit që nga dita e shtunë. Alexei Navalny vdiq në një burg në veriun e largët të Rusisë të premten.

Lydmila ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se ku po mbahet trupi i Alexeit.

Navalnaya të martën i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për lirimin e trupit të të birit në mënyrë që ta varrosë me dinjitet.