Botë

Gjeneralë të Turqisë, Amerikës dhe Rusisë takohen në Antalja

 

Sipas deklaratës së Forcave të Armatosura Turke në mbledhje po shqyrtohen temat e përbashkëta në lidhje me sigurinë e rajonit duke filluar nga Siria dhe Iraku.

Në mirëpritjen e Shefit të Shtatmadhorisë së Turqisë, gjeneralarmate Hulusi Akar në Antalja zhvillohet një mbledhje treshe me pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneralarmate Joseph Dunford dhe Shefit të Shtabit të Rusisë, gjerneralarmate Valery Vasilyeviç Gerasimov.