Ushtria amerikane ka vendosur të mërkurën që të ulë të gjithë aeroplanët Osprey V-22, një javë pasi tetë anëtarë të forcave amerikane vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit të këtij lloji në Japoni.
Ushtria amerikane mori këtë vendim pas hetimeve preliminare që konstatuan se rrëzimi i aeroplanit ndodhi për shkak të një dështimi të brendshëm dhe jo nga gabimi i ekuipazhit.
Rrëzimi ka nxitur dyshimet për sigurinë e Osprey, i cili ishte përfshirë në disa aksidente fatale për një kohë shumë të shkurtër.
Pas aksidentit edhe Japonia i ka vënë jashtë përdorimit 14 aeroplanët Osprey.
Ulja e aeroplanëve është bërë për të shmangur rrezikun teksa po vazhdon hetimi i ushtrisë amerikane.
Forcat ajrore nuk kanë treguar se sa gjatë nuk do të përdoret ky aeroplan.
Mirëpo vendimi do të mbetet deri në përfundimin e hetimit të plotë për shkakun e rrëzimit të aeroplanit në Japoni.
Për këtë është e shqetësuar edhe Japonia që veçse kishte nisur ndërtimin e bazës së re për aeroplanët Osprey.