Botë

Gaza, vend i pasigurt për palestinezët

Para skadimit të armëpushimit të përkohshëm, të premten e kaluar, operacioni tokësor izraelit ishte i fokusuar në veri të Gazës, por pas përfundimit edhe jugu është cak i ushtrisë
 

Evakuimi i zonave specifike të paraqitura në harta online është pjesë e një qasjeje të re që ushtria ka thënë se po e ndërmerr për të shmangur viktimat civile në luftën e saj tetëjavore me Hamasin, pas presionit të madh nga Shtetet e Bashkuara. Por ekziston shqetësimi se strategjia është shumë e ndërlikuar, shumë e varur nga teknologjia dhe ka shumë gjasa të shkaktojë panik si një zgjidhje e zbatueshme.

(BBC) - Agjencitë e ndihmave kanë paralajmëruar se civilët palestinezë nuk kanë se ku të ikin, pas urdhrave të ushtrisë izraelite për evakuimin e dhjetëra mijërave prej tyre nga pjesa jugore e Gazës.

Sipas një harte të publikuar në mediat sociale, të hënën, njerëzit në pjesën veriore dhe qendrore të Khan Younisit duhej të largoheshin menjëherë për hir të “sigurisë së tyre”. Njerëzit u drejtuan që të lëviznin në tri zona tashmë të mbipopulluara në jug dhe në perëndim.