Botë

Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë

Foto: AP
 

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mbrojtur planet e tij për menaxhimin e pandemisë, por ka pranuar se qeveria bëri disa gjëra të gabuara.

Johnsoni ka dëshmuar në procesin hetues që ka nisur në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe refuzimit të tij fillestar për të vendosur masën e izolimit total në fillim të vitit 2020.