Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong Un qan ndërsa u bën thirrje grave që të lindin më shumë fëmijë

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu lut grave që të lindin më shumë fëmijë dhe t’i rrisin ata si “komunistë”, ndërsa qau duke dhënë këtë mesazh.

“Ndalimi i rënien së nivelit të lindjeve dhe ofrimi i kujdesit e edukimit të mitë të fëmijëve janë çështje familjare që duhet t’i zgjidhim së bashku me nënat”, ka thënë ai duke fshirë lotët me një shami të bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kim Jong Un u bëri thirrje për “detyrat shtëpiake”, që përfshinte thirrjen ndaj grave që të forconin pushtetin kombëtar duke bërë më shumë fëmijë, raportoi FoxNews.

“Të gjitha nënat duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe detyrat para shoqërisë dhe familjeve me optimizëm për perspektivat e ndërtimit tonë social”, ka thënë ai.

Edhe pse Koreja e Veriut është nga vendet më të varfra në botë, ndryshimi në strukturën e saj demografike është e ngjashme me atë në vendet e pasura.

VIDEO: