Botë

“Hakmarrja izraelite”

 

Të burgosurit palestinezë, të liruar nga burgjet izraelite, thonë se rojat kryen abuzime dhe ndëshkime kolektive pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor

Të burgosur palestinezë të cilët janë liruar nga burgjet izraelite kanë përshkruar se si gjatë qëndrimit të tyre në burg janë goditur me mjete të forta, u janë marrë rrobat, ushqimet dhe batanijet.

Një e burgosur ka thënë se ajo ishte kërcënuar me përdhunim dhe se rojet kanë hedhur dy herë gaz lotsjellës brenda qelive.