Botë

Izraeli urdhëron evakuime masive, palestinezëve po u mbarojnë vendet për t’u strehuar

 

Izraeli i ka përsëritur thirrjet për evakuim pasi ka njoftuar zgjerimin e ofensivës në pjesën jugore të qytetit të Gazës. E dhjetëra mijëra palestinezë nuk po mund të gjejnë më vende të sigurta për strehim

Ushtria izraelite ka përsëritur thirrjet për evakuime masive nga qyteti jugor Khan Younisit, ku dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim në javët e fundit, pasi zgjeroi ofensivën e saj tokësore dhe bombardoi objektivat në të gjithë Rripin e Gazës.

Ofensiva e zgjeruar, pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor, ka për qëllim eliminimin e anëtarëve të Hamasit të Gazës, sulmi i të cilëve më 7 tetor në Izrael shkaktoi dhunën më vdekjeprurëse izraelito-palestineze në dekada.