Botë

Dhjetëra protestues në samitin COP28 bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë

 

Pjesëmarrësit në bisedimet për klimën COP28 të Kombeve të Bashkuara janë pritur të dielën nga një pamje e rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe - një protestë.

Të dielën, dhjetëra demonstrues bënë thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas, disa prej të cilëve lexuan një listë të gjatë me emrat dhe moshën e disa prej palestinezëve të vrarë në luftë.