Botë

E ardhmja hipotetike e politikës palestineze

Në 17 vjetët e fundit, nën drejtimin e Hamasit, Rripi i Gazës është rrethuar, varfëruar nga Izraeli dhe është sulmuar në pesë raste. E ardhmja e politikës palestineze po shihet si e pasigurt, pas sulmit të fundit.

Sulmuesi i maskuar i Brigadës Qassam rregullon pushkën e tij AK-47 para se të shkojë në zyrën e presidentit Mahmoud Abbas të Autoritetit Palestinez në Gaza. “Përshëndetje, Condoleezza Rice. Duhet të përballeni me mua tani. Nuk ka më Abu Mazen (Abbas),” sulmuesi bën shaka në një telefonatë imagjinare me Sekretaren e atëhershme të Shteteve të Bashkuara. Rreth tij janë militantët e tjerë të armatosur duke shkrepur foto se si duken.

Është viti 2007, dhe Hamasi sapo ka luftuar dhe mundur një fraksion të partisë së Abbah Fatah për kontrollin e Gazës.

Fatah humbi zgjedhjet legjislative të vitit 2006 dhe nuk ishte i kënaqur me rezultatet, kështu sulmoi fituesit, Hamasin. Kjo ndikoi jo vetëm në rrafshin politik, por edhe atë gjeografik. Palestinezët u ndanë në Bregun e pushtuar Perëndimor, pjesërisht e qeverisur nga AP-ja, dhe në Gaza nën drejtimin e Hamasit.

Kjo situatë ka mbetur që prej atëherë – e deri tani kur politika palestineze e së ardhmes shihet më e pa qëndrueshme si kurrë më parë. Qëllimi i deklaruar i Izraelit për bombardimet e tanishme dhe ofensivën tokësore në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmin befasues të 7 tetorit në Izraelin jugor nga Hamasi ka qenë për ta shuar grupin e armatosur. Nëse Izraeli ka sukses, rikthimi i PA-së në territorin e rrethuar po shihet si një mundësi? Por a do të rikthehet? Dhe a mundet?

Gaza nën drejtimin e Hamasit

Në 17 vitet e fundit, nën drejtimin e Hamasit, Rripi i Gazës është rrethuar, varfëruar nga Izraeli dhe është sulmuar në pesë raste. E ardhmja e politikës palestineze po shihet si e pasigurt, pas sulmit të fundit.

Izraeli thotë që e ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Hamasit, e cila është arsyeja e nisjes së sulmit më 7 tetor në Rripin e Gazës.

Izzat al-Rasheq, pjesëtar i Byrosë Politike të Hamasit thotë që bastisjet izraelite, dhuna e kolonëve dhe shpërthimet e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor, janë disa nga arsyet se pse Hamasi nisi sulmet e 7 tetorit.

“Ne i paralajmëruam izraelitët dhe komunitetin ndërkombëtar që ky presion i pamëshirshëm do të rezultojë në një shpërthim, por ata nuk e morën parasysh këtë,” tregoi al-Rasheq për Al Jazeera, duke shtuar se sulmet në Xhaminë e Al-Aqsa Mosque, palestinezët e ndaluar padrejtësisht, dhe bllokada në Gaza poshtu ndikuan në sulmin e tyre.

Në një skenar ku Izraeli disi ia arrin në eliminimin e Hamasit, është sugjeruar nga Shtetet e Bashkuara që PA të marrë përsipër territorin e rrethuar. Deri më tani, Izraeli nuk pajtohet, por çfarë mendojnë palestinezët për AP? A mund të rikthehet në Gaza? Dhe a mund të shkatërrohet Hamasi?

Marrëveshje e fshehtë kundrejt përballjes

Thelbi i ndarjes mes dy lojtarëve dominantë në politikën palestineze është qasja e ndryshme e tyre ndaj kauzës palestineze.

Përderisa Fatah dhe Autoriteti Palestinez, lidershipi i të cilëve është një dhe i njëjtë, fokusohen në bashkëpunimin me Izraelin, strategjia e Hamasit është të përballet me ushtrinë izraelite, thotë Aboud Hamayel, një lektor në Universitetin e Birzeit në Bregun Perëndimor.

“Nuk mund të bëjmë asgjë,” thotë Hamayel, në tonin humbës të AP-së.

Baza e mbështetjes së AP-së në Bregun Perëndimor bazohet në një marrëdhënie transsaksionale me Izraelin, tha analisti. Megjithatë, disa fraksione të Fatah marrin pjesë në sulmin e armatosur në Bregun Perëndimor, ku organizata është më e zhurmshme dhe e shumëllojshme se sa AP-ja, shtoi ai.

Fatah ende ekziston në Gaza, ku tani është në opozitë. Mbështetësit e tyre atje janë të ndarë mes përkrahjes ndaj Fatah dhe liderit të mëparshëm Mohammed Dahlan, i cili ka mërguar në Emiratet e Bahkuara Arabe për 10 vjet, thotë Hamayel.

AP-ja është e njohur ndërkombëtarisht dhe merr financime dhe të ardhura nga taksat. Si rezultat, menaxhon sigurinë në territorin e tyre, në mënyrë teorike liron izraelitët duke u marrë më jetën e përditshme palestineze, vazhdon Hamayel, përveç kur Izraeli udhëheq bastisjet dhe arreston palestinezët rezistues.

Pyetja pas luftës

Fatah dëshiron të lidhë unitet me Hamasin, sipas folësit të grupit, edhe pse përpjekje te shumta gjatë viteve të kaluara kanë dështuar.

“Përmes dialogut shtetëror, ne do të arrijmë një konsensus se si të qeverisnim veten tonë, si ta udhëheqim kauzën tonë dhe si t’ia tregojmë botës këtë,” tha për Al Jazeera, Jamal Nazzal, folës i grupit Fatah dhe një pjesëtar i parlamentit të tyre, Këshillit Revolucionar.

Një qenie palestineze e unifikuar është synimi i Shteteve të Bashkuara, posaçërisht tani që diskutimet rriten për fatin e Gazës pas luftës, sipas Kenneth Katzman, një partner i lartë në Qendrën Soufan në New York.

Kjo qenie do të kontrollonte Gazën dhe Bregun Perëndimor, do të pranonte ekzistencën e Izraelit dhe do të vazhdonte negociatat në Oslo me Izraelin, tha ai, duke iu referuar marrëveshjeve mes Izraelit dhe Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) në vitet e 90-ta.

“Mendoj që qëllimi është të kthehen bisedimet aty ku ishin,” Katzan tegoi për Al Jazeera, duke shtuar se ata do të ishin pararendësi i Washngtonit në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje mes dy shteteve.

Rafe Jabari, një analist francezo-palestinez i shkencave politike, u pajtua që një zgjidhje mes dy shteteve duhet të finalizohet pas përfundimit të luftës duke shtuar se një marrëveshje e re duhet te bëhet për zëvendësimin e Marrëveshjeve të Oslos, sepse aty palestinezët ishin të detyruar të bëjnë koncesione.

Izraeli nuk do të heq dorë nga tokat që i pushton, shtoi ai, dhe nuk do të jetë i aftë ta largojë Hamasin ashtu siç thotë. “Hamasi është pjesë e shoqërisë palestineze. Ata nuk mund të eliminojnë Hamasin,” tha ai për Al Jazeera, duke shtuar se ata nuk janë një krah politik i rëndomtë.

Hamasi pajtohet. “Ata nuk mund ta rirregullojnë shtëpinë palestineze që t’u përshtatet atyre. Hamasi do të qëndrojë, dhe çfarë do që vjen pas Hamasit do të jetë përsëri Hamas,” tha al-Rasheq, duke shtuar se palestinezët nuk do të pranojnë që “Shtetet e Bashkuara apo Izraeli apo dikush tjetër” t’u tregojë atyre se kush duhet t’i qeverisë.

“Palestinezët kurrë nuk do të pranojnë një person që hyn me tanket izraelite në Gaza,” tha ai.

Sepse është e pamundur ta zhdukin Hamasin, tha Jabari, ky grup do të duhet të përfshihet në çdo negociatë pas lufte.

“Të gjithë aktorët duhet të përfshihen në zgjidhjen e konfliktit,” tha ai, duke cituar negociatat e kaluara që janë zhvilluar kur edhe vetëm një parti ishte e vlerësuar si “grup terrorist,” sikur gjatë marrëveshjes së paqes mes Francës dhe Algjerisë në vitin 1962, apo së fundmi, bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve.

Një periudhë tranzicioni, duke përfshirë forcat ndërkombëtare paqeruajtëse në Gaza, ishte përmendur nga të dytë Katzman dhe Jabari si një hap i parë i mundshëm para negociatave. Por, Jabari shtoi se këto forca kanë qenë dështime në konfliktet e kohëve të fundit

Fillimi i fundit

Me një mbështetje të përzier për AP-në mes palestinezëve, sa janë gjasat që të rikthehen për qeverisjen e Gazës?

Nazzal theksoi se, pavarësisht udhëheqjes nga Hamasi, PA tashmë drejton fusha të veçanta të jetës ne Gaza, sikurse ministritë e shëndetësisë dhe edukimit si dhe sistemin bankar.

Ndërkohë, lëvizja Fatah, shtoi ai, kundërshton një të ardhme ku Hamasi largohet. “Ne nuk pajtohemi me objektivat e ushtrisë izraelite në Gaza, sikur që nuk mund të parashikojmë se cili do të jetë rezultati i këtij sulmi të tmerrshëm që Izraeli ka nisur kundrejt njerëzve tanë,” tha Nazzal.

Atë që di Fatah, megjithatë, është që palestinezët duhet të vendosin se kush do t’i qeverisë ata përmes zgjedhjeve legjislative që sigurojnë një zgjidhje për të dyja shtetet, shtoi ai.

“E vetmja gjë që askush nuk ka provuar është që palestinezët të jetojnë lirshëm në një shtet të tyre të pavarur,” tha Nazzal. “Derisa ajo të ndodhë, ne do të vazhdojmë të krijojmë cikël pas cikël të dhunës.”

Shtetet e Bashkuara po e rrisin presionin që Autoriteti Palestinez të rikthehet në Gaza, edhe pse, kjo është arsyeja që administrata e presidentit Joe Biden ka për këtë strategji është shumëngjyrësh, tha Hamayel.

E para është që të blejnë kohë për Izraelin që të përfundojë operacionet ushtarake duke shpërqendruar komunitetin ndërkombëtar, tha ai.

Dëshiron që t’ia lejojë aleatit të vet hakmarrjen për sulmin e Hamasit të 7 tetorit në të njëjtën kohë duke e tërhequr atë të mendojë se çka vjen në vazhdim, ka thënë analisti.

Shtëpia e Bardhë po ashtu dëshiron t’i mbajë aleatët regjionalë në një anë, posaçërisht pasi shtetet arabe merren me qytetarët e tyre të cilët mendojnë se nuk po bëjnë mjaftueshëm për ndaljen e konfliktit, ka thënë Hamayel. Megjithatë, udhëheqja e AP-së do të ndodhte vetëm nëse humb Hamasi, një rezultat që është ende herët të parashikohet.

Përktheu: Erza Kelmendi