Një gjeneral rus ka vdekur nga shpërthimi i një mine në Ukrainë.
Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë mendohet se kanë vdekur që kur Moska nisi pushtimin në Ukrainë në shkurt 2022.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk është komentuar kjo.
Nuk dihet ku ndodhi incidenti, por mendohet se njësia e tij ishte në rajonin e Khersonit, raportoi BBC.
Katër gjeneralë kishin vdekur gjatë katër muajve të parë të luftës dhe dy të tjerë gjatë verës këtë vit.