Botë

Izolim brenda izolimit në Bregun Perëndimor

 

Tash e 40 ditë qëkur Hamasi sulmoi Izraelin, 11 mëhalla palestineze brenda H2 – që përbëhet nga 750 familje – janë nën rrethimin më të ashpër që është vendosur në 20 vjetët e fundit. “Ky është vendi i izoluar brenda një vendi të izoluar”, thotë Muhammad Mohtaseb, rojë sigurie i spitalit në Hebron

Fawaz Qafisha çau derën e hyrjes dhe futi kokën në të çarë dhe u drejtua kah dielli. Rrugët ishin të zbrazëta, duke e kursyer ushtarin izraelit që ishte ulur në një karrige përballë shtëpisë së Qafishas.

Para se Qafisha t’i përshtaste sytë me dritën dhe na pa neve që po vinim drejt tij, ushtari izraelit veç i ishte afruar te këmbët, ia drejtoi automatikun dhe e urdhëroi Qafishan të kthejë brenda.