Më tepër se 200 të akuzuar, në një prej seancave më të mëdha gjyqësore të Italisë sa i përket mafisë, janë dënuar në total me më tepër se 2200 vjet burgim, raporton BBC.
Seanca që zgjati tre vjet pa individë të lidhur me ‘Ndranghetan duke u dënuar për krime nga vrasja, zhvatja deri te trafikimi i drogës.
Në mesin e tyre ishte edhe një ish-senator italian. Ndonëse vendimet mund ende të apelohen.
‘Ndrangheta është një prej organizatave kriminale më me ndikim në Evropë.
Rasti ka treguar për ndikimin e këtij grupi në politikë dhe shoqëri në jug të Italisë. Në mesin e personave më të famshëm që është dënuar është Giancarlo Pittelli, një avokat dhe ish-senator i partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia. Pitelli është dënuar me 11 vjet burgim. Në mesin e të dënuarve tjerë janë shërbyes civilë, profesionistë nga industri të ndryshme. Më tepër se 100 të akuzuar janë shpallur të pafajshëm.
Me origjinë nga rajoni i Kalabrisë, ‘Ndrangheta llogaritet një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë. Llogaritet se kontrollon deri 80 për qind të tregut të kokainës në Evropë. Mendohet se banda ka të hyra vjetore rreth 60 miliardë dollarë.
Gjatë seancës është treguar se si organizata ka shtrirë ndikimet edhe në Amerikë të Jugut e Australi. Se si anëtarët e saj janë infiltruar në ekonominë lokale, institucionet publike, madje edhe në sistem të shëndetësisë. Po ashtu kanë kurdisur tenderët dhe kanë paguar mito për zyrtarët lokalë.
Shumica e të dënuarve u arrestuan në dhjetor të vitit 2019, pas një hetimi të gjerë në mbi 11 rajone italiane, që kishte nisur në vitin 2016.
Më tepër se 50 ish-anëtarë të mafisë u pajtuan të bashkëpunojnë në këtë seancë, përfshirë edhe nipi i Luigi Mancusos, Emanuele.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.