Botë

Sulm masiv nga trupat ukrainase, raportohet për 200 rusë të vrarë

Të paktën 200 trupa ruse humbën jetën pasi një sistem i lëshimit të raketës u dogj në tokën ukrainase, ka shkruar Nexta.

Sipas mediumit rus, këtë informacion e dha një ushtarak që po filmonte raketën e djegur në vend, e asnjë ushtar u bë e ditur se nuk i shpëtoi sulmit të Ukrainës.

Ushtaraku u shpreh i indinjuar me ndodhinë.

“Askush nuk mbijetoi nga ekuipazhi i mjetit luftarak me katër persona. Pranë pajisjeve të shkatërruara ka një krater të thellë nga përplasja. Nga 200 persona askush nuk mbijetoi”, thuhet në njoftimin e Nextas.

Lokacioni i sulmit së Ukrainës nuk është bërë i ditur.