Botë

Lirohet vrasësi i gazetares ruse, Anna Politkovskaya

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka lënë të lirë njërin prej të arrestuarve për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya, ka raportuar BBC-ja të martën.

Sergei Khadzhikurbanov, ish-oficer policie në Moskë, ishte dënuar në 2014-n për vrasjen e gazetares, por avokati i tij, Alexei Mikhalchik, ka njoftuar se mori vendimin për liri, në shkëmbim të angazhimit për të luftuar në Ukrainë.

“Në kontratën e parë, Khadzhikurbanov mori pjesë në luftë si i burgosur dhe më pas u fal, e tani po merr pjesë në luftime si ushtar i punësuar, pasi ka lidhur marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes. Ka punuar me forcat speciale në vitet e ’90-ta, ka eksperiencë, prandaj ndoshta i është ofruar menjëherë pozicioni komandues”, ka thënë avokati i tij.

Ai ka shtuar se në njëfarë kuptimi, “drejtësia nga mbizotëruar”.

Anna Politkovskaya u vra më 7 tetor 2006, e vrasja e saj lidhet me raportimet që i kishte bërë në zonat e luftës në Çeçeni.

Ajo punonte për gazetën “Novaya Gazeta” dhe raportonte për krimet e bëra nga shteti rus ndaj civilëve. Politkovskaya ishte kërcënuar me vrasje nëpërmjet letrave nga oficerë të Korpamatës së 68-të.

Anna Politkovskaia u gjend e vdekur në ashensor, në të njëjtën ditë kur presidenti Putin ka ditëlindjen.