Një mësues është vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta.
Sulmuesi është arrestuar. Ai kishte thirrur “Allahu Akbar” gjatë sulmit, ka thënë policia.
Sulmuesi besohet të jetë në të 20-tat e tij, raportoi BBC.
Mediat franceze kanë raportuar se personi i vrarë ishte mësues i gjuhës frënge, e se një mësues i sporteve ishte therur.
Sipas mediave, sulmuesi kishte qenë nxënës në atë shkollë.