Botë

Shkon në mbi 2 mijë numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Afganistan

 

Grupet ndërkombëtare të ndihmës në Afganistan po përpiqen të dërgojnë ndihmë për të mbijetuarit e tërmetit që goditi perëndimin e këtij vendi fundjavën që shkoi, si pasojë e të cilit mbeten të vdekur më shumë se 2 mijë persona e mijëra të tjerë u lënduan në shtetin e shkatërruar nga lufta, e të goditur rëndë nga krizë ekonomike.

Tërmeti me magnitudë 6.3 epiqendrën e pati 40 kilometra në perëndim të qytetit Herat.