Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Senati e mbështet emërimin e O’Brien si ndihmëssekretar për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike

Senati amerikan i ka dhënë mbështetje emërimit të James O’Brien si ndihmëssekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

67 senatorë ishin pro emërimit të tij në këtë pozitë, dhe 31 kundër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ai theksoi rëndësinë e udhëheqjes së Amerikës për integrimin e Ukrainës, si dhe të Ballkanit Perëndimor në strukturat ekonomike dhe politike transatlantike", tha kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Ben Cardin.

Përveç se drejton Byronë e Çështjeve Evropianë dhe Euroaziatike, O’Brien do t’i raportojë të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. O’Brien ndër shumë të tjera, ka shërbyer edhe si i dërguar presidencial për Ballkanin. Ai ka shërbyer në dy administrata amerikane si i dërguar special presidencial, si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, dhe zëvendësdrejtor i Planifikimit të Politikave.

O’Brien njihet si këshilltar për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore, tranzicionin post-sovjetik të Rusisë dhe Ukrainës, dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës. Si i dërguari i parë presidencial për çështjet e pengjeve nga viti 2015 deri në vitin 2017, ai ndihmoi në krijimin e zyrës dhe punoi për kthimin e sigurt të 100 qytetarëve amerikanë.

Ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 dhe ishte pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave të Rambujesë më 1999.