Ish-kontabilisti i Trumpit dëshmon për mospërputhjet në çmime

Ish-kontabilisti i Trumpit dëshmon për mospërputhjet në çmime
Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut e ka pyetur Donald Benderin, ish-kontabilisti i Donald Trumpit te Mazars, për çmimin e një apartamenti të Ivanka Trumpit, raporton CNN.
Bender ka thënë se puna e tij nuk ishte të auditonte pasqyrat financiare të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por ai thotë se “herë pas here” ia cekte “Organizatës Trump” gabimet që ekzistonin në dokumentet financiare.
Një nga shembujt që përmendi ishte një apartament “Penthouse” i vajzës së Trumpit, Ivanka.
“Marrëveshja e qirasë e znj. Trump për Penthouse A në Trump Park Avenue përfshinte një opsion për blerje të njësisë për 8.5 milionë dollarë. Por, në deklarimet e gjendjes financiare të viteve 2011 dhe 2012, kjo njësi ishte vlerësuar 20.82 milionë euro, gati dy herë e gjysmë më tepër sesa opsionin që kishte për të blerë”, thuhet në padi.
Ivanka Trump kishte qenë po ashtu në mesin e të paditurave fillimisht, por emri i saj u largua nga gjykata e apelit.
Seanca dëgjimore ndaj Trumpit ka mbaruar për të hënën, ndërsa dëshmitari i parë Bender do të vazhdojë dëshminë edhe të martën.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me padi civile dhe po akuzohet për kryerje të mashtrimit nëpërmjet kompanisë “Trump Organization”.
Prokurorët në New York pretendojnë se Trump ka mashtruar bankat, kompanitë e sigurimeve dhe tjerët, duke mbivlerësuar në masë të madhe asetet e tij dhe duke ekzagjeruar vlerën e tij neto.
Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut është duke kërkuar një gjobë prej 250 milionë eurove dhe po ashtu po kërkon t’i ndalohet Trumpit të bëjë biznes në këtë shtet.
Trump arrin në gjykatë në New York, i quan mashtrim akuzat ndaj tij
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në gjykatë të New Yorkut ku po përballet me padi civile dhe po akuzohet për kryerje të mashtrimit nëpërmjet kompanisë “Trump Organization”.
Javën e kaluar gjykatësi Arthur Engoron e gjeti Trumpin përgjegjës për një akuzë për mashtrim dhe ai do të shqyrtojë edhe gjashtë pretendime tjera.
Prokurorët në New York pretendojnë se Trump ka mashtruar bankat, kompanitë e sigurimeve dhe tjerët, duke mbivlerësuar në masë të madhe asetet e tij dhe duke ekzagjeruar vlerën e tij neto.
Prokurori i Përgjithshëm i New Yorkut është duke kërkuar një gjobë prej 250 milionë eurove dhe po ashtu po kërkon t’i ndalohet Trumpit të bëjë biznes në këtë shtet.
“Është një mashtrim. Vetëm që ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale”, ka thënë Trump para se të hyjë në gjykatë, raporton BBC.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tragjedi në një shkollë ruse: 14-vjeçarja vret një nxënës, plagosë pesë të tjerë dhe në fund vetëvritet

Brazili dërgon ushtrinë në kufirin me Venezuelën

Senati amerikan bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Serbinë

Gaza, vend i pasigurt për palestinezët

Trumpi nuk përjashtoi mundësinë e abuzimit me pushtetin

Policia: I dyshuari dhe disa të tjerë, të vdekur nga të shtënat në kampusin në Las Vegas

SHBA-ja për herë të parë ngrit akuza për krime lufte, akuzohen katër rusë

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi

Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë

Trumpi, arsyeja e Bidenit për rikandidim
