Botë

Një i vdekur në Australi pasi balena goditi anijen

 

Një burrë vdiq dhe një tjetër u shtrua në spital të shtunën në Australi pasi një balenë goditi dhe përmbysi anijen e tyre gjatë një ekspedite peshkimi, thanë autoritetet, shkruan BBC.

Policia ka thënë se viktima fillimisht u tërhoq me shenja jete në brigjet e Sydneyt, por vdiq më vonë, ndërsa i lënduari është në gjendje stabile.