Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryetari i Nagorno-Karabakhut akuzohet për financim të terrorizmit

Azerbajxhani ka akuzuar për financim të terrorizmit dhe krime të tjera ish-kryetarin e rajonit të Nagorno-Karabakhut, Ruben Vardanyan.

Ai është arrestuar të mërkurën në mesin e turmës së madhe të armenëve që po braktisin rajonin që tani kontrollohet plotësisht nga Azerbajxhani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arrestimi i tij është reflektim i qëllimeve të Azerbajxhanit që me shpejtësi dhe forcë të zgjerojë pushtetin në rajon pas ofensivës ushtarake që nxiti eksodin e mijëra armenëve etnikë.

Vardanyan, biznesmen miliarder, i cili bëri pasuri në Rusi duke qenë pronar i një banke investuese, u shpërngul në Nagorno-Karabakh në vitin 2022 dhe shërbeu si kryetar i qeverisë rajonale për disa muaj para se të jepte dorëheqje në fillim të vitit 2023.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë në Azerbajxhan ka njoftuar se 192 ushtarë azerbajxhanas janë vrarë dhe 511 të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës në Nagorno-Karabakh.

Gjatë këtij sulmi është vrarë edhe një civil.

Zyrtarët në Nagorno-Karabakh në fillim të javës kanë njoftuar se së paku 200 pjesëtarë të forcave armene janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.