Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përpjekjet për formimin e qeverisë në Spanjë

Lideri i konservatorëve në Spanjë ka bërë përpjekje të bindë deputetët që ta votojnë formimin e qeverisë së re.

Mirëpo votat nuk pritet t’i marrë në dy raundet e para të votimit që do të mbahen në fundjavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alberto Núñez Feijóo me partinë e tij popullore ka dalë fitues i zgjedhjeve të korrikut, por nuk ka mundur të sigurojë shumicën, duke vështirësuar procesin për marrje të pushtetit.

Sipas Kushtetutës spanjolle, dy votime do të përcaktojnë nëse Fijoo ka autorizimin për formimin e qeverisë – me shumë gjasë do të bëjë koalicion me partinë e djathtë ekstreme Vox.

Në raundin e parë i duhen shumica e thjeshtë e 176 deputetëve.

Votimi do të mbahet të mërkurën, nëse nuk siguron këtë shumicë, atëherë të premten do të mbahet raundi i dytë në të cilin duhet të ketë më shumë “Po” sesa “Jo.

Abstenimi i deputetëve mund të ndryshojë situatën.