Botë

Administrata Biden e gatshme të heqë vizat për izraelitët

 

Zyrtarë amerikanë bënë të ditur se njoftimi për hyrjen e Izraelit në Programin e Heqjes së Vizave është planifikuar për në fund të javës, pak para përfundimit të vitit të buxhetit federal të shtunën, kur dhe është afati i fundit për pranimin e Izraelit pa pasur nevojë që të rikualifikohet për përshtatshmëri vitin e ardhshëm

(AP) – Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është e gatshme që ta lejojë gjatë kësaj jave hyrjen e Izraelit në klubin ekskluziv, i cili do t’ua bënte të mundur shtetasve të tij që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë, me gjithë shqetësimet e vazhdueshme të Washingtonit zyrtar rreth mënyrës së trajtimit të amerikanëve palestinezë nga qeveria izraelite.

Zyrtarë amerikanë bënë të ditur se njoftimi për hyrjen e Izraelit në Programin e Heqjes së Vizave është planifikuar për në fund të javës, pak para përfundimit të vitit të buxhetit federal të shtunën, kur dhe është afati i fundit për pranimin e Izraelit pa pasur nevojë që të rikualifikohet për përshtatshmëri vitin e ardhshëm.