Botë

Papa Françesku u bën thirrje vendeve të BE-së për tolerancë ndaj emigrantëve

 

Papa Françesku u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të tregojnë tolerancë më të madhe ndaj emigrantëve, gjatë një vizite në qytetin jugor francez të Marsejës.

Duke folur në një takim të peshkopëve dhe të rinjve nga vendet e Mesdheut, Papa tha se “ata që rrezikojnë jetën e tyre në det nuk pushtojnë”.