Botë

Erdogan: Turqia i beson Perëndimit po aq sa i beson Rusisë

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia i beson Perëndimit po aq sa i beson Rusisë. Ai theksoi se vendi i tij ndjek politikë të favorshme ndaj Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Erdogan foli për marrëdhëniet politike të jashtme në një intervistë për televizionin amerikan PBS. Ai intervistën e dha në New York, ku sot iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.