Të paktën 14 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe shiu i madh që kanë përfshirë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë.
Ekipet e shpëtimit të mërkurën kanë gjetur trupat e katër personave në shtetet fqinje.
Në kufirin turk me Bullgarinë kanë vdekur të paktën katër persona, dy prej të cilëve janë gjetur të vdekur të mërkurën.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të dy personave të tjerë që janë raportuar të zhdukur.
Dy të tjerë kanë vdekur në Stamboll pasi nga shiu i madh janë përmbytur disa lagje.
Të paktën 1 mijë e 700 shtëpi janë përmbytur në qytetin e Stambollit.
Në Greqi nga përmbytjet kanë vdekur dy persona në qytetin Volos, ndërkaq tre persona rezultojnë ende të zhdukur.
Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se një person ka vdekur pas shembjes së murit të shtëpisë.
Autoritetet greke kanë ndalur trafikun në qytetin Volos dhe në dy rajone të tjera në pjesën qendrore të shtetit.
Ekipet e shpëtimit në Bullgari kanë gjetur trupin e pajetë të një turisti teksa numri i të vdekurve nga përmbytjet është ngritur në tre.
Policia kufitare është angazhuar edhe me dronë në përpjekjet për të gjetur dy persona që rezultojnë të zhdukur.