Alain Juppé heq dorë nga kandidatura në presidenciale

Alain Juppé heq dorë nga kandidatura në presidenciale

06 March 2017 14:03

Ish-kryeministri Alain Juppé njoftoi zyrtarisht sot se nuk do të ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale franceze të prill-majit, duke i dhënë fund zërave që e shihnin si një alternative të mundshme ndaj François Fillon, i përfshirë në një aferë për punësi të dyshuara fiktive.

“E konfirmoj një herë e përgjithmonë, nuk do të jem kandidat për kryesinë e Republikës”, deklaroi për median Alain Juppé, 71 vjeçar, kundërshtari fatkeq i François Fillon në parapraket e së djathtës në muajin nëntor.

“Për mua, është tepër vonë”, shtoi ai, duke sqaruar me një hije të rëndë se nuk ishte aktualisht në pozicionin e duhur për të realizuar unifikimin e nevojshëm rreth një projekti federativ”.

Alain Juppé është treguar kryesisht i ashpër kundrejt François Fillon, duke e denoncuar për “kokëfortësi”.

“Fillimi i hetimit nga drejtësia kundër tij dhe sistemi i tij i mbrojtjes bazuar në denoncimin e një komploti të dyshuar dhe një vullneti për vrasje politike e kanë shtyrë drejt një situatë të turbullt politike”, u shpreh ai.

François Fillon, 63 vjeç ka gjasa të shpallet fajtor në hetimin për pagat e marra nga bashkëshortja e tij Penelope dhe dy fëmijët e tyre për vende pune të dyshuara fiktive si këshilltarë parlamentar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme