Botë

Kthimi i armëve bërthamore amerikane në Britani nënkupton përshkallëzim, thotë Moska

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska do ta shohë çdo lëvizje për të kthyer armët bërthamore të SHBA-së në Britani si përshkallëzim dhe do të përgjigjet me kundërmasa, për sigurinë e saj.

“Nëse ky hap merret ndonjëherë, ne do ta shohim si përshkallëzim, si hap drejt përshkallëzimit që mund t’i çojë gjërat në një drejtim që është mjaft i kundërt me adresimin e çështjes urgjente të tërheqjes së të gjitha armëve bërthamore nga shtetet evropiane”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

SHBA-ja llogaritet se ka 100 bomba B61 të dërguara në Evropë dhe 100 të tjera në depo të veten në Amerikë.

Rusia llogaritet se ka 1,816 armë taktike.