Botë

Rusia akuzon Ukrainën për sulme me dronë

Zyrtarët rusë të mërkurën kanë akuzuar Ukrainën për sulme me dronë në rajonin e Pskovit dhe shënjestrimin e gjashtë rajoneve të tjera. ruse për sulme me dronë.

Sipas raportimeve zyrtarët rusë e kanë cilësuar këtë si sulmin më të madh me dronë në tokën ruse që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës 18 muaj më parë.

Pamjet që janë publikuar në mediat sociale tregojnë se si ndriçohet qielli nga një shpërthim i madh në rajonin perëndimor të Pskovit të Rusisë.

Guvernatori rajonal i Pskovit, Mikhail Vedernikov dhe mediat lokale kanë raportuar se dronët goditën një aeroport dhe kanë dëmtuar katër avionë transporti Il-76.

Sipas Ministrisë së Mbrojtje, dronët ranë mbi Oryolin, Bryanskun, Ryazanin, Kalugan dhe rajonin e Moskës. Nuk është raportuar për viktima nga ky sulm.

Ndërkohë që në sulmin ajror rus në Kiev, që ka ndodhur mbrëmë është raportuar se janë vrarë dy persona dhe është plagosur një. / AP