Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 150 raste me sëmundjen e legjionarëve janë konfirmuar së fundmi në Poloni, raportoi të martën BBC-ja.
Sipas raportimeve, shumë prej të infektuarve janë dërguar në spital që kur u zbulua shpërthimi i sëmundjes javën e kaluar.
Nëntë raste të reja janë diagnostikuar të martën.
Autoritetet janë ende duke kontrolluar se si bakteri legjionella, që shkakton sëmundjen, u fut në ujësjellës në qytetin Rzeszoë dhe rrethinën e tij.
Sëmundja e Legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive që transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar, jo duke pirë ujë të kontaminuar dhe nuk është sëmundje ngjitëse.
Simptomat fillestare mund të ngatërrohen me gripin.
Shumica e njerëzve që kanë vdekur ishin të moshuar. Të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë kancerin.
Autoritetet kanë njoftuar se hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit po vazhdojnë. Mostrat fillestare të provës kanë rezultuar jokonkluzive në lidhje me burimin e baktereve.