Botë

Konfirmohet vdekja e Prigozhinit, pas testeve gjenetike

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është konfirmuar i vdekur pas analizave gjenetike që u janë bërë trupave të gjetur nga rrëzimi i aeroplanit të mërkurën, kanë njoftuar autoritetet ruse, raporton BBC.

Komisioni Hetimor ka thënë se janë konfirmuar identitetet e të gjitha 10 viktimave që ishin në listën e pasagjerëve.

Aeroplani privat i Prigozhinit u rrëzua në veriperëndim të Moskës, ku humbën jetën të gjithë që ishin në të.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ka gisht në rrëzimin e aeroplanit.