Ministria iraniane e Mbrojtjes ka zbuluar të martën një dron që ngjan me atë MQ-9 Reaper të SHBA-së, duke pretenduar se ai është i aftë të qëndrojë në ajër për 24 orë dhe ka rrezen e veprimit sa për të arritur armikun kryesor të vendit, Izraelin.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, ka publikuar një fotografi të dronit, të quajtur Mohajer-10.
“Mohajer” do të thotë "emigrant" dhe ka qenë një linjë e dronëve e prodhuar nga Republika Islamike që nga viti 1985.
IRNA ka bërë të ditur se droni është në gjendje të fluturojë me një shpejtësi prej 210 km/h, duke mbajtur një ngarkesë shpërthyese deri në 300 kilogramë. / AP