Botë

Disa spiunë dhe policë arrestohen në Sllovaki

Presidentja e Sllovakisë ka mohuar raportimet se ka pasur grusht shtet brenda policisë, një ditë pasi shefi i policisë njoftoi për skandalin në të cilin janë të përfshirë spiunë dhe zyrtarë policor.

Ish-shefat dhe shefat e tanishëm të agjencisë së spiunimit në Sllovaki dhe pesë zyrtarë të inteligjencës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe konspiracion.

Në dy raste të ndara, shtatë persona komplotuan si grup kriminal i udhëhequr nga biznesmeni i identifikuar si Peter K për të penguar hetimet në rastin e korrupsionit që daton nga periudha e ish-kryeministrit majtist, Robert Fico para vitit 2020, raportoi AP. 

Si rezultat i veprimeve të tyre, katër hetues nga Agjencia Kombëtare kundër Krimeve janë arrestuar për manipulim të dëshmive. Ndërkaq në rastin e dytë, të akuzuarit kanë organizuar komplot për të hequr qafe oficerët në autoritetin e sigurisë, i cili siguron qasje në informacionet e klasifikuara shtetërore.

Arrestimi i tyre ka nisur para zgjedhjeve, të cilat Fico i ka quajtur si grusht-shtet brenda policisë. Ai dëshiron të kthehet në pushtet dhe këto veprime të shtetit i ka cilësuar si të dëmshme ndaj opozitës.