Botë

Talebanët e shënojnë dyvjetorin e kthimit në pushtet në Afganistan

Automjete të blinduara, të rrethuara me flamuj talebanë, parakaluan të martën në qytetin e Kandaharit për ta shënuar dyvjetorin prej kur talebanët e rimorën pushtetin në Afganistan.

Që nga tërheqja e forcave amerikane në gushtin e 2021-s, talebanët janë instaluar sërish në krye të Afganistanit, duke mos e pasur asnjë opozitë që do të mund t’i rrëzonte.

Prej atëherë ata i shmangën përçarjet e brendshme dhe e mbajtën më këmbë ekonominë, ndonëse të dobët, porse komuniteti ndërkombëtar nuk i njohu ata asnjëherë si një qeveri legjitime e Afganistanit.

Ardhja e tyre në pushtet u pasua me masa të ashpra ndaj qytetarëve.

Vajzave e grave iu ndalua që të punonin, të arsimoheshin, teksa janë shkëputur pothuajse nga çdo aspekt i jetës publike.

Perspektivat për ndryshim janë të pakta, përderisa nga shumëkush janë vlerësuar edhe si të pamundura.