Botë

11 të vdekur në Islamabad pas shembjes së murit të një kompleksi

Njëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në mëngjesin e së mërkurës pasi muri i një kompleksi të madh u shemb si pasojë e dobësimit nga shirat.

Fatkeqësia ka ndodhur në periferi të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Muri u shemb teksa punëtorët po qëndronin brenda tendave buzë rrugës në kantierin e ndërtimit.

Kryeministri Shehbaz Sharif në një deklaratë shprehu dhimbjen dhe pikëllimin e tij për vdekjet. Bëhet e ditur se edhe pesë punëtorë të tjerë janë lënduar.

Shirat e kanë goditur Pakistanin që nga 25 qershori, duke lënë të vdekur 112 njerëz në incidente të lidhura me motin. Shirat kanë shkaktuar edhe daljen e lumenjve nga shtrati në provincën lindore Punjab, me ç ‘rast janë përmbytur qindra fshatra e të paktën 15 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.