Botë

Digjet kamioni me banane në Florida

Një kamion që po transportonte banane u kaplua nga zjarri në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat ndërkombëtare shkruan se ekipet policore dolën në vendin e ngjarjes në orën 03:00 të mëngjesit, duke ndërhyrë për të shpëtuar shoferin.

Ai nuk pësoi lëndime, por dhjetëra banane u dogjën dhe shumë paketa u dëmtuan. Krejt ngjarja ndodhi në autostradën “Interstate 75” dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e kamionit.

Ekipet e pastrimit i dogjën bananet dhe mbetjet e kamionit.