Një grevë mbarëkombëtare e punëtorëve të hekurudhës, ka shkaktuar kaos të madh në Romë, të enjten, me pothuajse 50% të udhëtimeve të anuluara.
Greva u organizua nga punëtorët e Trenitalia dhe Italo, të cilët po kërkojnë kushte më të mira pune dhe trajnime.
Greva e thirrur nga sindikatat ishte planifikuar të zgjaste 2 ditë duke filluar nga ora 01:00 pas mesnate të enjten deri të premten në mesnatë.
Një tjetër grevë mbarëkombëtare është planifikuar të fillojë të shtunën e që përfshin stafin tokësor të aeroportit, shërbimet e check-in dhe pilotët e linjave ajrore, Vueling dhe Ryanair, dhe ka të ngjarë të shkaktojë rrëmujë të madhe edhe për udhëtarët. / AP